Betim Gjoshi: Populli po bindet se drejtuesit e UÇK-së janë të pafajshëm

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka shprehur mbështetje të fuqishme për drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke theksuar pastërtinë e luftës së tyre dhe lidhjen e idealeve të saj me vlerat perëndimore, transmeton DrenicaOnline.

“Populli, ashtu si atëherë kur i besoi, po bindet se asgjë s’ka kundër drejtuesve të UÇK-së. Këtë bindje e kishte edhe bota perëndimore kur mbështeti ushtarakisht luftën e popullit të Kosovës, që u pri prej tyre, për çlirim dhe liri”, ka deklaruar Gjoshi.

Ai ka theksuar se perëndimi duhet të ruajë këto ideale jo vetëm në Ukrainë, por edhe në Kosovë. “Nga Kosova, qëndrojmë afër Çlirimtarëve me besimin e madh për triumfin e shpejtë të tyre”, përfundoi ai.

Gjoshi rikujtoi se lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe e ndërtuar mbi vlera qëndrestare të lirisë dhe drejtësisë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë