Specialja arreston edhe Fadil Fazliun, vëllain e dy dëshmorëve Fahri dhe Bahri Fazliu
Gjykata Speciale sot ka arrestuar Fadil Fazliun, vëllain e dy dëshmorëve Fahri dhe Bahri Fazliu.
Burimet e IndeksOnlinet kanë konfirmuar se ai është arrestuar sot rreth orës 08:00. Ende nuk ka informacion se për çfarë ka ndodhur arrestimi i tij.
Rikujtojmë se në shtator të vitit të kaluar EULEX-i kishte bastisur shtëpinë në Prishtinë të Fadilit, ku ia kishte konfiskuar edhe telefonin.
IndeksOnline raporti sot se në pranga ka përfunduar edhe ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj dhe ish-kryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj.