Komuna e Drenasit kërkon ndërtimin e katër çerdheve të reja: Ofrohet bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Drenasit ka deklaruar se ka nevojë urgjente për ndërtimin e katër çerdheve të reja për t’i shërbyer komunitetit. Deri më tani, Komuna ka bashkëpunuar me Ministrinë e Arsimit, duke propozuar projekte konkrete dhe duke përfunduar analizat për lokacionet e dy çerdheve të reja.

Ndërkohë, për dy anekset e shkollave në Llapushnik dhe Arllat që po përshtaten si çerdhe, punimet janë në fazën finale. Komuna ka shprehur shqetësimin për vonesat nga MAShTI në miratimin e kërkesave për staf shtesë dhe dokumentacionin e plotë për projektet e ndërtimit.

Komuna e Drenasit mbetet e gatshme për të bashkëpunuar me çdo institucion për përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe rritjen e cilësisë së arsimit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë