Betim Gjoshi kritikon Kurtin dhe Osmanin: Kanë keqpërdorur besimin e qytetarëve (Video)
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka adresuar kritika të forta ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, duke i akuzuar për prishjen e bashkëpunimit politik dhe dështimin në mbajtjen e premtimeve ndaj qytetarëve, transmeton portali DrenicaOnline.
“Sot, pas katër vitesh, fjalët e tyre nuk kanë kurrfarë kuptimi, pasi ata e keqpërdorën besimin që morën. Kurti dhe Osmani po e përfundojnë mandatin duke e sharë njëri-tjetrin dhe pa i përmbushur premtimet”, deklaroi Gjoshi.
Ai shtoi se liderët aktualë janë duke e vënë në rrezik të ardhmen e Kosovës, ndërsa theksoi rëndësinë e datës 9 shkurt për të kthyer vendin në rrugën e zhvillimit.
“Kosova duhet të kthehet në binarët e zhvillimit. Kosova mundet më mirë,” përfundoi ai./DrenicaOnline/