Fabrika e kërpudhave në Drenicë storie suksesi e grave punëtore/ Hamza: Do ta mbështes sektorin privat
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka vizituar sot fabrikën Agro-Florentina në Skenderaj, e cila është një storie e suksesit, me shumë gra punëtore si protagoniste.
Gjatë vizitës së tij në këtë biznes, i cili merret me përpunimin e kërpudhave, frutave të malit dhe bimëve aromatike, Hamza ka thënë se programi i tij qeverisës e ka prioritet fuqizimin ekonomik të grave, transmeton DrenicaOnline.
“Gratë çdo ditë bëjnë sakrifica të mëdha për ta mbajtur familjen, veçanërisht tash kur kostoja jetësore është bërë e papërballueshme. Unë do të angazhohem që ato të fuqizohen ekonomikisht dhe t’iu ofrojmë mundësi të barabarta në tregun e punës”, ka thënë Hamza.
Më tej, ai ka shtuar se Qeveria e tij do ta mbështesë sektorin privat pa asnjë rezervë, edhe me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe pagave për punëtorët.
“Por, pa asnjë rezervë, presim prej tyre t’i mbështesin edhe punëtorët, me kushte e paga më të dinjitetshme”, ka thënë ai.
Link: https://www.facebook.com/share/p/18sSgxGUm4/