Nexhat Demaku me postim emocionues për vdekjen e bashkëluftëtarit “KABA”

Nexhat Demaku, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës dhe bashkëluftëtar i njohur i Liman Musliut, i njohur si KABA, ka shkruar për ndarjen nga jeta të mikut dhe shokut të tij të paharruar.

Në mes të emocioneve të thella, Demaku ka theksuar se Limani ishte një djalë i zoti dhe trim i pandalshëm gjatë luftës, ndërsa pas saj, ai mbeti po ai njeri: besnik dhe mik i vërtetë për të gjithë, transmeton DrenicaOnline.

“Karakteri i tij i fortë dhe heroizmi i tij i pashoq për atdheun do të jetojnë gjithmonë, dhe do të mbeten si një shembull për brezat që vijnë”, ka thënë Demaku, duke e nderuar përpjekjen e tij të pandërprerë për liri dhe paqe.

Liman Musliu, një figurë e dashur dhe e respektuar, do të mbahet mend gjithmonë për guximin dhe sakrificën që dha për vendin, dhe kujtimi për të do të mbetet i gjallë në zemrat e të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë