Driton Ajazi rikthehet në punë pas sfidave shëndetësore: “Pas çdo vështirësie vjen lehtësimi!

Kryetari i Demokratëve për Drenasin (DD), Driton Ajazi, është rikthyer në detyrë pas një periudhe prej gati tre muajsh mungese për shkak të sfidave shëndetësore.

Në një mesazh për qytetarët, Ajazi falënderoi Zotin dhe mjekët për përkujdesjen e treguar, si dhe gjithë ata që u interesuan për shëndetin e tij, përmes vizitave, telefonatave dhe mesazheve, transmeton DrenicaOnline.

Duke e përshkruar këtë përvojë si një periudhë të vështirë, Ajazi theksoi se falë përmirësimit shëndetësor, ai është i gatshëm të vazhdojë përmbushjen e qëllimeve të përbashkëta me bashkëqytetarët e tij.

Postimi i plotë:

Të nderuar bashkëqytetarë, pas çdo vështërsie, vjenë lehtësimi!

Pas mungesës time në punë dhe në aktivitete pothuajse gati 3 muaj, për shkaqe shëndetësore, duke ju falënderuar Zotit dhe mjekëve për kujdesin e treguar ndaj meje, gjendja ime shëndetësore është përmirësuar dhe sot ja fillova punës përsëri!

Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë ata që u interesuan për shëndetin tim, duke më vizituar gjatë qëndrimit tim në spital, duke më telefonuar dhe duke më dërguar mesazhe dhe duke u lutur për shërimin tim. Faleminderit shumë nga të gjithë ju!🙏

Vazhdojmë aty ku e lamë me besim të plotë në realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta!

D.A.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë