Dy persona të therur me thikë dhe një tjetër i lënduar pas përleshjes masive në Llapushnik
Mbrëmë në një lokal në Llapushnik të Drenasit ka shpërthyer një përleshje masive, ku dy persona u plagosën me thikë dhe një tjetër pësoi lëndime nga rrahja.
Burime nga QKUK konfirmojnë për DrenicaOnline se njëri nga të plagosurit me thikë në kokë është i vitlindjes 2008.
Të lënduarit po vazhdojnë trajtimin në QKUK, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes./DrenicaOnline/
.