Demaku bëhet lojtari më i ri i Kosovës, vizitën e parë e kryen në zyrën e Lladrovcit

Menjëherë pasi u zyrtarizua si lojtar i ri i Kombëtares së Kosovës në Futboll, drenicasi Vesel Demaiku ka vizituar kryetarin e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin.

Ky i fundit tha se e ka falënderuar Veselin për vizitën dhe shqipen e rrjedhshme, i cili edhe pse i formuar si futbollist në klube të njohura të Austrisë, nuk ka humbur asgjë nga modestia e familjes.

Postimi i Lladrovcit:

Me Vesel Demakun, futbollistin e lindur e të rritur në Austri që bart me krenari emrin e Gjyshit dëshmor, ishte kënaqësi të bisedoja dhe ta përgëzoj për aplikim për shtetësi dhe gatishmërinë për angazhimin në kombëtaren e Kosovës në futboll.
Bashkë me Veselin, ishte edhe babai i tij, Blerimi dhe axha Kreshniku, të cilët i falënderova për vizitën dhe shqipen e rrjedhshme të Veselit, i cili edhe pse i formuar si futbollist në klube të njohura të Austrisë, nuk ka humbur asgjë nga modestia e familjes.
Suksese Vesel, respekt familje Demaku!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë