Gjenerali i cili ndërmori aksionin e parë kundër forcave serbe në Drenicë, kandidon për deputet nga PDK

Gjenerali Xhevahir Geci do të kandidojë si deputet nga Partia Demokratike e Kosovës-PDK në Skenderaj, shkruan Mitropol.

Geci më 7 korrik të vitit 1992, me urdhër të komandantit legjendar Adem Jashari, ndërmori aksionin e parë kundër forcave serbe në qendrën e Skenderajt, midis shkollës fillore dhe asaj të mesme.

Ky aksion shënoi një moment të rëndësishëm në historinë e luftës për liri, ku për pasojë u vranë dhe u plagosën shumë serbë.

Gjenerali Xhevahir Geci është një figurë e njohur për guximin dhe angazhimin e tij dhe respektohet nga të gjithë ata që e njohin./Mitropol/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë