Një i moshuar goditet për vdekje afër Klinës, trupi i viktimës më shumë se dy orë në rrugë (Pamje)
Një i moshuar ka humbur sonte jetën në fshatin Jashanicë të Klinës, pasi që është goditur nga një veturë.
Indeksonline mëson se viktima është i moshës 80 vjeçare i cili u godit për vdekje dhe pas dy orësh vazhdon të qëndrojë i shtrirë në rrugë.
Ndryshe, rastin e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 19:05 dhe se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendine e ngjarjes.
“Rasti ka ndodhur sot rreth orës 19:05. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Hetuesit e trafikut dhe njësitet tjera relevante po e bëjnë vendshiqimin dhe janë duke i kryer hetimet për të parë se si ka ardhur deri tek ky aksident”, theksoi Gashi.