E rëndë: 17-vjeçari nga Prizreni aksidentohet me motoçikletë, ndodhet në rrezik për jetën

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi të premten në rrugën “Nexhat Fanaj” në Prizren, ku për pasojë mbeti i lënduar një motoçiklist. Vozitësi pësoi lëndime të rënda trupore dhe aktualisht po trajtohet në QKUK, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, bëhet fjalë për një 17-vjeçar, gjendja e të cilit është kritike dhe i njëjti ndodhet në rrezik për jetën.

I mituri dyshohet se e shkaktoi aksidentin teksa ishte duke lëvizur pa helmetë motoçikletën – ku goditi një veturë dhe u përplas në një shtyllë e më pas përfundoi jashtë rrugës.

Si pasojë e lëndimeve të rënda në kokë, 17-vjeçari u transportua nga Prizreni për në QKUK.

Lidhur me rastin, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë