Në ndeshjen e parë të sezonit KF Drenasi mposhti Mabetex PR me rezultat 5-3 duke rikonfirmuar synimet e tyre për të vazhduar sigurt drejt titullit.
Palestra “Hysni Jetullahu” në Drenas ishte motivi i tyre nga tifozët e zjarrtë që mbeshtesin klubin e zemres, prandaj i falenderojnë secilin veç e veç.
“Një falenderim për klubin musafirë Mabetex PR për një lojë të bukur të dhuruar dhe një falenderim special për lojtarët dhe trajnerin e KF Drenasi që janë duke bërë një punë të mrekullueshme”, thuhet në njoftimin e klubit.
KF Drenasi do vazhdojë sigurtë drejtë titullit kampion dhe do shënojë historinë e re të Futsallit në Kosovë dhe jashtë saj.