Zjarr i madh në oborrin e fabrikës së plastikës në Negroc (Video)

Një zjarr i madh ka shpërthyer para pak minutave në oborrin e fabrikës së plastikës në Negroc të Drenasit, transmeton DrenicaOnline.

Zjarrfikësit e Drenasit kanë reaguar me shpejtësi duke lokalizuar zonën.

VIDEO

Lexuesit e portalit DrenicaOnline kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet zjarr i madh te hyrja e fabrikës së njohur “Pëllumbi Plast”.

Nuk raportohet për të lënduar deri në këto momente.

DrenicaOnline do t’iu mbajë të informuar për rastin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë