Spanja është kampione e Europës. “La Roja” ka mundur me rezultatin Anglinë 2-1 në finale dhe mbyll në mënyrë perfekte këtë kompeticion që e nisi që nga fillimi me fitore dhe ashtu vazhdoi deri në fund.
Sfida nisi me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, të cilat gjithsesi u treguan të kujdesshme. Pjesa e dytë nisi me gol nga Williams, i cili ngriti në festë spanjollët.
Ishte Cole Palmer ai që riktheu baraspeshën në minutën e 73’ me anë të një supergoli. Gjithsesi, në minutën e 86’ Oyarzabal realizoi golin e fitores.
Kështu Spanja është kampione e Europës, ndërsa Anglisë do t’i duhet të presë për të fituar një trofe.