Dy ndeshje interesante sonte, vëmendjen e merr takimi Angli – Zvicër

Sonte për fansat e futbollit do të jetë një natë interesante.

Duke nisur nga ora 18:00, Anglia do të përballet me Zvicrën në Dusseldorf në çerekfinale të EURO 2024-shit.

Po ashtu nga ora 21:00, ndeshen Holanda dhe Turqia në Berlin për të fituar një vend në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian.

Kujtojmë se në gjysmëfinale kanë shkuar Spanja që mposhti mbrëmë Gjermaninë dhe Franca që mposhti pas penaltive Portugalinë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë