Futbollisti turk që ia dha dy gola Austrisë gruan e ka me prejardhje nga Drenica
Merih Demiral, ia shënoi Austrisë dy gola në Kampionatin Evropian, duke ia mundësuar Turqisë që të jetë një hap më afër çerekfinales, ku pritet të përballet me Holandën që e mposhti bindshëm Rumaninë me rezultat 3:0.
Por, a e keni ditur se Demiral është “Dhëndërr i Kosovës”?
Futbollisti më saktësisht është burri i modeles me preardhje nga Drenixa, Heidi Lushtaku, me të cilën lidhi kurorë në vitin 2021.
Të dy i kanë edhe dy fëmijë, më saktë dy djem.
Merih Demiral dhe gruaja e tij, modelja me prejardhje nga Kosova, Heidi Lushtaku