Lladrovci përgëzon Feroniklin për fitoren në barazh: Vazhdojmë me suksese!

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka përgëzuar trajnerin, futbollistët, kryesinë e Klubit, tifozët dhe stafin teknik me rastin e fitores në barazh dhe mbetjes në Superligën e Kosovës.

“Falënderojmë donatorët dhe publikun e shkëlqyer të Feroniklit për besnikërinë ndaj klubit të zemrës”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i tij në rrjetin social:

Urime Feronikli për fitoren dhe qëndrimin në Superligë. Përgëzime trajner, futbollistë, kryesi e Klubit, tifozë dhe staf teknik!

Ky stinori ishte i mbushur me sfida, megjithatë, qëndruam të fortë dhe tashmë, fillon rreshtim i ri me energji të reja, për sukseset që na presin.

Falënderojmë donatorët dhe publikun e shkëlqyer të Feroniklit për besnikërinë ndaj klubit të zemrës.

Loja e barazhit në Klinë, dëshmoi se Feroniklit nuk patën çfarë i bëjnë as Nipi, as Daja, as gojëkëqinjtë që na përgojuan gjatë tërë vitit. Vazhdojmë me fitore. Vazhdojmë me suksese.

FC Feronikli 74 është krenaria jonë!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02H5Fnt5g9Jre9JCCEEG2BqFuo8kTP5SsVEXVY9DxHqcY6o2uUBWBFzA2Aw2hLwcdJl&id=1653723698&mibextid=WC7FNe

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë