Feronikeli 74 shënon fitore të madhe

Janë luajtur sot dy ndeshjet e para të javës së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Feronikeli 74 ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në luftë për mbijetesë.

Ekipi i drejtuar nga Shefki Kuqi fitoi 2:1 ndaj Malishevës në “Rexhep Rexhepi”.

Florent Avdyli në minutën e 61-të shënoi për epërsinë e vendësve me gjuajtje të fuqishme nga distanca.

Shifrat nga penalltia i barazoi Drilon Hazrollaj. Për Hazrollajn ishte goli i 21-të i edicionit aktual në Superligë.

Nikoqiri fitoren e arriti me golin e Ibrahim Cërvadikut, dhjetë minuta para fundit.

Me këtë fitore, Feronikeli 74 shkon në 34 pikë në vendin e shtatë, aq sa ka edhe Gjilani një pozitë më poshtë.

Në anën tjetër, Malisheva mbetet e katërta me 52 pikë të grumbulluara.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë