Komorani po bëhet me stadium futbolli (Video)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar një video rreth punimeve që po ndodhin nëpër stadiume të ndryshme të futbollit nëpër vende të ndryshme në Kosovë.

Në mesin e stadiumeve që shihen në video, është edhe ai i Komoranit ku vërehet baza e vendosur dhe rrethoja, transmeton DrenicaOnline.

Rikujtojmë se punimet po kryhen edhe në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas dhe gati është vendosja e rreth 7 mijë ulëseve.

Ky stadium pritet të jetë i dyti për nga kapaciteti i ulëseve, pas ‘Fadil Vokrrit’ në kryeqytet./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë