Të dielën “Vrapim i Marsit” Izbica 147

“Vrapimi i Marsit” është garë vrapimi e përvjetshme e cila i dedikohet 28 Marsit, 99 për të përkujtuar të rënët në maskarën e Izbicës dhe gjithë dëshmoret e Komunës së Skenderajt.

Gara sportive “Vrapimi i Marsit” është një event i munguar për vite me radhë në atë zonë, e tani vjen me edicionin e tretë – dhe është rritur deshira e shumë vrapuesve nga gjithë Kosova dhe më gjerë për të marr pjesë dhe për t’a begatuar eventin.

Gara poashtu ka për qëllim të bashkojë komunitetin e vrapuesve nga gjithë trojet shqiptare, të promovoje vrapimin malor dhe t’i jep shtytje të mëtutjeshme këtij lloj eventi.

Për dallim nga edicioni i parë, këtë vit “Vrapimi i Marsit” ka karakter garues. Gara e vrapimit do të zhvillohet në dy distanca: 10km dhe 21km me datë 24.03.2024 në Izbicë.

“Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar, në distancën 10km do të marrin pjesë 100 vrapues kurse në distancën 21km – 47 vrapues. Do të ketë edhe shpërblime për vendet e para në dy kategoritë”./Indeksonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë