Lladrovci në Armeni: Krenar me kombëtaren e Kosovës

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci është i njohur për përkrahjen e çdo loje të kombëtares së Kosovës jashtë vendi. Ai, tashmë, ndodhet me futbollistët tanë në Armeni, ku do të zhvillohet lojë miqësore.

“Me djemtë tanë, me shqiponjat tona në Armeni, pres të shohim lojë të bukur dhe me shpirt, për faqen e re të futbollit tonë” ka shkruar Lladrovci.

Ai ka deklaruar se “shpirti ekipor sundon te fitorja, andaj, le të fitojë shpirti luftarak i secilit, për fitoren e kombëtares së Kosovës ndaj Armenisë. Krenar me Juve djem!”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë