Vjedhje e rëndë në Likoc- policia jep detaje

Një person ka njoftuar të shtunën në polici se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda shtëpisë së tij.

Hajnat kanë vjedhur: stoli ari dhe para të gatshme, një pushkë gjuetie me leje, dhe një pistoletë me leje, transmeton DrenicaOnline.

Vjedhja ka ndodhur në fshatin Likoc të Skenderajit mes orës 19:00-19:30, transmeton DrenicaOnline.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë