Vjedhje e rëndë në Polac, hajnat marrin me veti para dhe ari

Një vjedhje e rëndë është raportuar të mërkurën mbrëma në fshatin Polac të Skenderajt, transmeton DrenicaOnline.

Policia ka bërë të ditur se persona të panjohur nga shtëpia e viktimës kanë vjedhur para dhe ari (që të dyja në vlerë të konsiderueshme).

Vjedhja është raportuar rreth orës 20:00 ndërsa në vendin e ngjarjes menjëherë janë paraqitur njësitet përkatëse të policisë së Kosovës.

Rasti është duke u hetuar dhe deri më tani nuk ka informacion për identifikimin apo kapjen e të dyshuarve./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë