FC Drenica fituese e turneut tradicional “Adem Jashari” 

FC Drenica ka fituar trofeun e turneut tradicional, të 15-të me radhë, “Adem Jashari” në futsall.

Edhe sivjet ky turne u organizua në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj nga Federata e Futbollit e Kosovës përmes Komisionit për Futsall, në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së.

Në ndeshjen finale Drenica e mundi Mabetex Prishtinën, pas serisë së penalltive, ngase ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras 1:1.

Paraprakisht në gjysmëfinale, kuqezinjtë e Skenderajt kishin mundur Liqenin e Drenasit.

I pranishëm në ndeshjen finale ishte presidenti Agim Ademi, i cili edhe ndau trofeun për fituesin e këtij turneu.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë