Sesioni pranveror i Superligës, tri ndeshje sot në program – Feronikeli 74 kërkon fitore në Prishtinë

Dje filloi zyrtarisht sesioni pranveror i Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, ku u zhvilluan dy ndeshje.

Llapi fitoi derbin ndaj Dritës si mysafir duke triumfuar me rezultat minimal 1-0, ndërkohë Gjilani u nda baras me Fushë Kosovën.

Sot do të zhvillohen edhe tri ndeshje të tjera të xhiros së parë të fazës së dytë të sezonit.

Lideri Ballkani do të udhëtojë në Prizren ku do të takohet me skuadrën e Lirisë.

‘Portokallinjtë’ i prijnë tabelës me 40 pikë, tre më shumë sesa Llapi, ndërkohë që me një fitore potenciale sot do të shkëputeshin në 6+ pikë nga përcjellësi i dytë. Liria ndërkohë ndodhet në pozitën e fundit në tabelë, me 9 pikë të mbledhura dhe vetëm 1 fitore në 18 xhiro të zhvilluara.

Dueli tjetër është ai mes Prishtinës dhe Feronikelit 74.

Kryeqytetasit ndodhen në pozitën e 5-të me 26 pikë, kurse Feronikeli pozicionohet në vendin e 7-të me 21 pikë.

Ndeshja e tretë e zhvilluar do të jetë ajo mes Dukagjinit dhe Malishevës, një duel mjaft interesant.

Malisheva ndodhet në një formë të mirë rezultatesh, ku ndodhet në pozitën e 4-të me 29 pikë, ndërkohë Dukagjini ndodhet në pozitën e 6-të me 24 pikë.

Të gjitha duelet fillojnë nga ora 13:00.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë