Feronikeli ‘74 ka arritur marrëveshje me këtë supertrajner

Feronikeli ‘74 ka arritur sot marrëveshje me supertrajnerin Shefki Kuqi, transmeton DrenicaOnline.

Kuqi ka nënshkruar sot në mesditë me skuadrën e nga Drenasi e cila deri dje është drejtuar nga Xhengiz Rexhepi.

Por kush është Shefki Kuqi?

Shefki Kuqi ka lindur në Vushtrri. Karrierën si futbollist e ka nisur në Finlandë në vitin 1995.

Ka qenë pjesë e skuadrave të njohura angleze si: Ipswich, Blackburn, Derby County, Swansea, Fulham, Crystal Palace, Newcastle United, Oldham Athletic, Stockport County, Sheffild Wednesday.

Në Finlandë ka luajur te: MP, HJK, Jokerit kurse në Gjermani te TUS Koblenz. Kuqi ka bërë karrierë edhe në Skoci te Hibrenian derisa karrierën si futbollist e ka përfunduar te Lohjan Pallo në Finlandë në vitin 2016.

Në gjithë karrierën, ka shënuar 156 gola.

Nga viti 1999 deri në 2010, e ka përfaqësuar Kombëtaren e Finlandës. Ai njihej për festimet me fluturime si “shqiponjë” pas realizimit të golave.

Si trajner, ka drejtuar skuadrat finlandeze si: Honka, Vantaa dhe Inter Turku.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë