Feronikeli ’74 ndërpret bashkëpunimin me kryetrajnerin

Xhengiz Rexhepi nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Feronikelit ’74.

Rexhepi ka njoftuar se sot në takim me krytarin e klubit, i është kërkuar ta mbyllin bashkëpunimin, dhe ai e ka pranuar këtë vendim.

“I dashur opinion, dua të ju njoftoj se prej sot nuk jam më pjesë e klubit të Feronikelit 74′.

Në takimin e sotëm me kryetarin e klubit, m’u kërkua që ta mbyllim bashkëpunimin, unë këtë e pranova pa hamendje.

Për mua, më e rëndësishme është se klubi pas përfundimit të gjysmësezonit vjeshtor, është në mesin e tabelës dhe shumë më afër skuadrave që garojnë për dalje në Evropë, se sa ato që janë në luftë për ekzistencë!

Ekipit të Feronikeli 74′ i dëshiroj shumë suksese në vazhdim të kampionatit.”, ka shkruar Rexhepi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë