Leutrim Krasniqi shpallet punëtori më i dalluar sportiv për vitin 2023

Sot, në një ceremoni të organizuar në sallën e kuvendit komunal, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, bëri ndarjen e çmimeve për sportistët e dalluar për vitin 2023.

Ne këtë ceremoni merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Arben Shala, drejtor të drejtorive komunale,klube sportive, sportistë, trajnerë, referë, mësimdhënëd e të tjerë.

Fjalë hyrëse në këtë ceremoni pati, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Enkela Dema, e cila falënderoi sportistët, trajnerët, e përfaqësuesit e klubeve sportive, duke theksuar se do të vazhdoj tujte me përkrahjen e klubeve, si dhe me projekte për modernizimin e infrastrukturës sportive.

Punëtori më i dalluar sportiv për vitin 2023 u shpall, Leutrim Krasniqi nga Klubi FC Feronikeli 74.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë