Komuna e Drenasit zgjedh sportistët e vitit 2023

Sot, në një ceremoni të organizuar në sallën e kuvendit komunal, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, bëri ndarjen e çmimeve për sportistët e dalluar për vitin 2023.

Ne këtë ceremoni merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Arben Shala, drejtor të drejtorive komunale,lube sportive, sportistë, trajnerë, referë, mësimdhënëd e të tjerë.

Fjalë hyrëse në këtë ceremoni pati, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Enkela Dema, e cila falënderoi sportistët, trajnerët, e përfaqësuesit e klubeve sportive, duke theksuar se do të vazhdoj tujte me përkrahjen e klubeve, si dhe me projekte për modernizimin e infrastrukturës sportive.

Ndërkaq, në fjalimin e tij përshëndetës, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ndër të tjera tha se ky çmim, sa simbolik, aq edhe domethënës, është i rëndësishëm për të gjithë ne, sepse, ju keni dëshmuar se jeni kampion nga një komunë e cila pretendon të jetë vazhdimisht kampion. Ne si komunë, jemi krenar me secilin nga ju. Përveçse lartësuat emrin tuaj dhe të familjes, njëherësh, ju lartësuat edhe emrin e Drenasit. Andaj, jam këtu për t’ju shprehur nderimin tim për sukseset tuaja, duke ju inkurajuar për të vazhduar të jeni kampion dhe me rezultate të shkëlqyera, ka thënë kryetari Lladrovci.

Laureatët e sportit të komunës së Drenasit për vitin 2023 janë:

Çmimi për sportistin më të mirë të vitit 2023 e ka fituar futbollisti në FC Feronikeli 74, Ibrahim Cervadiku.

Ndërsa, në 10-shën e sportistëve më të mirë të vitit u ranguan:
Në pozitën e 10-të, Leart Shala – Klubi i Shahur “Drenas”
Në pozitën e 9-të, Mergim Franca – Klubi i Volejbollit “Feronikeli” Meshkuj
Në pozitën e 8-të, Mirsade Kuliqi – Klubi i Shenjëtarisë “Besim Mala”
Në pozitën e 7-të, Erona Podrimqaku – Klubi i Futbollit “Feronikeli” Femra
Në pozitën e 6-të, Leotrim Smakiqi – Klubi i Futbollit “Fortuna”
Në pozitën e 5-të, Siglinda Gashi – Klubi i Volejbollit “Gryka” Femrat
Në pozitën e 4-të, Lirigzona Bajrami – Klubi i Volejbollit “Feronikeli” Fermat
Në pozitën e 3-të, Luan Morina – Klubi i Boksit Drenas
Në pozitën e 2-të, Edi Dvorani, Klubi i Shigjetarisë “Qëndresa”

Klubi sportiv më i mirë për vitin 2023 u shpall, FC Feronikeli 74.

Sportisti/ja më me perspektivë të sportit u shpall, Valmir Gllareva- Shigjetar i Klubit të Shenjëtarisë dhe Shigjetarisë – Qëndresa Lea Selmani nga Klubi i Notit “Ilirida”.

Trajneri më i mirë për vitin 2023 u shpall, Fehmi Bylykbashi nga Kubi i Shiqetarisë “Qëndresa”.

Gjyqtari më i mirë për vitin 2023 u shpall Burim Zymeri, Gjygjtar i Volejbollit.

Punëtori më i dalluar sportiv për vitin 2023 u shpall, Leutrim Krasniqi nga Klubi FC Feronikeli 74.

Mësimdhënësi më i suksesshëm i edukatës fizike u shpall Zeqir Hasi, Profesor në Gjimnazin “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”.

Nxënësi sportist i vitit u shpall Dorina Qorri.

Me mirënjohje u nderuan, për kontributin e zhvillimit të sportit, sponzor/donator këto biznese; Aktiv Home – Fc Feronikeli 74, Restaurant Diamanti – Klubi i Volejbollit Feronikeli, Bekim Baliu – FC Fortuna dhe Zarishta Plast – Klubi i Futbollit vajza dhe shkolla e futbollit “Yjet”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë