Këto janë tri ndeshjet që zhvillohen sot në Superligë, ‘Nikli’ i shkon Fushë Kosovës

Në Superligën e Kosovës në futboll sot do të zhvillohet xhiroja e 18-të, ku për këtë të shtune janë planifikuar tri ndeshje.

Ndeshja kryesore do të jetë ajo në mes Dritës dhe Malishevës që do të nisë nga ora 13:00.

Dy ndeshjet tjera do të zhvillohen në mes Dukagjinit i cili e pret Gjilanin dhe Fushë Kosovës e cila e pret Feronikelin.

Aktualisht Drita është në pozitën e dytë me 31 pikë, shtatë më pak se Ballkani që është në vendin e parë dhe pesë më shumë se Malisheva që është në vendin e katërt.

Ndërsa, Dukagjini është në vendin e gjashtë me 21 pikë, Feronikeli në vendin e shtatë me 19 pikë, kurse Gjilani dhe Fushë Kosova ndajnë pozitat tetë dhe nëntë me 17, respektivisht 10 pikë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë