Santiana e Buci njihen nga jashtë? Flet motra e këtij të fundit nga Drenasi për kureshtjen e publikut

Buci dhe Santiana u bënë kryefjalë e ditëve të fundit, kjo si pasojë e afërsisë shumë të madhe mes tyre.

Duke parë pamje të tilla, publiku dhe ndjekësit e Big Brother Vip Kosova aluduan se ata të dy njihen jashtë dhe kanë një lidhje nga jashtë.

Motra e Bucit, Mirjeta Dërvishi ka folur duke ka shuar kureshtjen e publikut.

“Buci dhe Santiana nuk njihen nga jashtë. Ata kanë një kimi të lojës dhe po vazhdojnë lojën, të dy kanë lidhjet jashtë, familjet jashtë”, ka thënë ajo në një intervistë virtuale të saj për “ora shtatë”.

Ndër të tjera, Mirjeta Dërvishi ka thënë se është shumë e kënaqur me lojën e vëllaut të saj.

“Buci është një nga lojtarët që nga dita e parë ka bërë zhurmë. Është një lojtar shumë i mirë. Loja e tij është e duhura për këtë reality, aty nuk kanë shkuar për të fjetur”, ka shtuar ajo.

Motra e Bucit ka thënë se një nga problemet më të mëdha që po ballafaqohen ata si familje janë komentet negative dhe sipas saj kjo nuk duhet të ndodhë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë