Feronikeli 74 arkëton tri pikë ndaj Dukagjinit 

Drita ka shënuar fitore në derbin e qytetit kundër Gjilanit, duke u rikthyer në pozitën e dytë në renditje, me 31 pikë, aq sa ka edhe Llapi në pozitën e tretë.

Ndeshja që i takoi javës së 17-të në Albi Mall Superligë u zhvillua në fushën me bari sintetik në Gjilan dhe u mbyll me rezultat 1:0.

Fituesi i kësaj ndeshje u vendos në minutën e 67-të, kur sulmuesi Blerim Krasniqi shënoi me një goditje të mprehtë me thembër, duke përfunduar me sukses një asistim të shkëlqyer të Muharrem Jasharit.

Goli i shënuar nga Krasniqi ishte goli i pestë i tij në këtë edicion. Gjithsesi, merita për këtë tre pikësht në derbi ka edhe portieri Florjan Smakiqi, i cili pati paraqitje të shkëlqyeshme, duke ndalur disa tentativa të rrezikshme të kundërshtarit, siç ishte edhe rasti i minutës së 93-të, kur ai priti gjuajtjen me kokë të Kushtrim Shabanit.

Ndërkaq, në ndeshjen tjetër të xhiros së 17-të, Feronikeli 74 shënoi fitore të rëndësishme ndaj Dukagjinit, me rezultat 1:0, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”. Florent Avdyli ishte protagonisti i kësaj fitoreje, duke shënuar një gol të bukur në minutën e 34-t, duke e kapitalizuar një pasim të shkëlqyeshëm nga Alban Shillova.

Kjo ishte fitoreja e pestë për Feronikelin 74 në këtë edicion, duke i dhënë skuadrës një vend të shtatë në tabelë me 18 pikë, një më shumë se Gjilani në vendin e tetë. Dukagjini mbetet në vendin e gjashtë me 21 pikë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë