Lladrovci me mysafirë nga Mbretëria e Bashkuar dhe Ohri, vizitojnë Stadiumin e qytetit dhe diskutojnë për investimet e mundshme

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti mysafirë nga Mbretëria e Bashkuar dhe Ohri, me ç’rast vizituan Stadiumin e qytetit, komunën dhe morën pjesë në shënimin e Ditës së Pavarësisë.

Po ashtu, së bashku kanë bërë homazhe dhe vendosën buqeta me lule në Memorialin e dëshmorëve në Gllanasellë.

Postimi i plotë:

Ishte nder të pres në komunë dhe të shohim Stadiumin e qytetit “Rexhep Rexhepi”, bashkë me z. Tony Stewart, z. Brian Deane, z. Gerald Noble, asamblistin e BDI-së në Ohër, Nefi Useinin me miq dhe shokë të tjerë.

Në veçanti më gëzoi mundësia të jem mikpritës në shtëpi i mysafirëve nga Mbretëria e Bashkuar dhe nga Ohri, me ç’rast kaluam çaste shumë të këndshme duke diskutuar rreth futbollit dhe mundësitë e investimeve në Kosovë.

Me mysafirët kemi vënë buqeta me lule dhe kemi bërë homazhe në Memorialin e dëshmorëve në Gllanasellë.

Po ashtu, bashkë shkuam në shënimin e 28 nëntorit të organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë, me ftesë nga ambasadori Petrit Malaj. Aty e përgëzuam dhe uruam ambasadorin Malaj për Ditën e Pavarësisë, me dëshirat më të mira për ecje përpara të Shqipërisë dhe kombit.

Mysafirët, ditët e shënuara i bëjnë më të veçanta e të paharrueshme!

https://instagram.com/p/Cz8mVSuN5nq/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë