Talenti i Feronikelit paraqitet në prova te Dinamo Zagreb

Islam Rrustemi U17, është paraqitur në prova nga Dinamo Zagreb, transmeton DrenicaOnline.

Puna, angazhimi, diciplina në shkollën e futbollit ‘Feronikeli’ në Drenas, po jep rezultatet e veta.

“Talenti i shkollës sonë Islam Rrustemi ka marr ftesë për prova në klubin e futbollit Dinamo Zagreb. Shkolla jonë duke e njoft mirë talentin e Islamit besojmë shumë që ky djal do t’i prekë majat e futbolli”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Padyshim ky lajm i mirë është edhe motiv shtesë për trejnerët e shkollës ‘Feronikeli’ që të vazhdojnë me punën profesionale./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë