Feronikeli ’74 – Malisheva, ndeshja e vetme për sot në Superligë

Ndeshja mes Feronikelit ’74 dhe Malishevës do të hap sot javën e 13-të në Superligën e Kosovës.

Kjo është edhe ndeshja e vetme për ditën e sotme, pasi ajo mes Gjilanit dhe Ballkanit u shty për një afat të pa caktuar, për shkak të angazhimit të therandasve në Ligën e Konferencës.

Feronikeli ’74 do të jetë nikoqir i Malishevës, me ndeshjen që do të luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, nga ora 13:00.

“Nikli” nuk di për fitore në tri ndeshjet e fundit, duke regjistruar një barazim dhe dy humbje radhazi.

Në anën tjetër, malishevasit udhëtojnë drejt Drenasit pas fitores ndaj Prishtinës në mesjavë.

Feronikeli ’74 është i teti në tabelë me 11 pikë të grumbulluara, kurse Malisheva e katërta me pesë pikë më shumë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë