Lladrovci skeptik për heqjen e sanksioneve: Tregon kushtin që Kosova të largohet nga grupi i shteteve të ndëshkuara
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se është skeptik që Bashkimi Evropian të largojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, veçanarisht gjatë kësaj kohe.Lladrovci në një prononcim për GazetaBlic thekson se, një gjë e tillë nuk do të ndodhë para liberalizimit të vizave.
“Sipas zhvillimeve të vitit të fundit, aq jemi të befasuar me goditje ndaj Republikës së Kosovës, nga brenda e jashtë, sa nuk e pres aq shpejtë të kemi befasi të mira, para liberalizimit të vizave, si heqja e sanksioneve dhe të largohemi nga grupi i shteteve me sanksione”, tha Lladrovci.
Sipas Lladrovcit që Kosova të largohet nga grupi i shteteve me sanksioneve duhet përmisim i raporteve me aleatët.
“Normalisht, sanksionet i konsideroj të padrejta, por, pres përmirësim të raporteve me aleatët dhe më shumë besim në shtetet e dëshmuara mike, me të cilët arritëm deri këtu, në krye me Amerikën, për t’i ikur kësaj situate ku goditen qytetarët me vonesa në realizimin e projekteve të prekura nga sanksionet”, tha Lladrovci për GazetaBlic.