Zhduket 18-vjeçarja nga Prizreni, Policia kërkon bashkëpunim për gjetjen e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka publikuar fotografinë e një vajze 18-vjeçare e cila është raportuar e zhdukur dhe akoma nuk dihet asgjë për fatin e saj.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për Genta Berishën.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve Rajonale, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Prizren, me qëllim lokalizimin e saj, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

GENTA (Fejzi) BERISHA e lindur me 09.07.2005 në Prizren.PERSON I ZHDUKUR
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:192 dhe 080019999 (pa pagesë)029 244 355-Drejtoria Rajonale PrizrenE-mail adresa: info@kosovopolice.com”

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë