Luani zbulon kundërshtarin për meçin në Malishevë, ndaj tij synon të mbrojë titullin e kampionit të botës

Luan Rudaj po bëhet gati për ta mbrojtur titullin e kampionit të botës.

Garuesi kosovar i sportit Muay Thai ka zbuluar këtë të shtunë kundërshtarin e tij, Reisi, i cili vije nga Irani, shkruan Gazeta Express.

“Kundërshtari me një përvojë shumëvjeçare dhe ndër kundërshtarët më të fortë, sfiduesi zyrtar, vjen nga Irani. Kjo do të jetë një betejë shumë e vështirë, ju siguroj. Titujt na përkasin neve!”, shkroi Rudaj në llogarinë e tij në “Facebook”.

Meçi do të zhvillohet më 11 nëntor, në palestrën e sporteve “Habib Zogaj”, në Malishevë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë