“Paqe” në Klinë, Dukagjini e Feronikeli ndajnë pikët

Dukagjini dhe Feronikeli ’74 kanë luajtur baras në kuadër të xhiros së tetë në elitën e futbollit kosovar.

Ndeshja nisi me të dy skuadrat që po tregonin më shumë kujdes në fazën defanzive duke mos rrezikuar shumë përpara por vetëm duke testuar njëra-tjetrën.

Goli i parë në këtë ndeshje u shënua një minutë pa përfunduar pjesa e parë. Autor i golit ishte Iljasa Zulfiu i cili shënoi për t’i dhënë avantazhin ekipit të Dukagjinit.

Me epërsinë prej 1-0 në të mirë të Dukagjinit, dy skuadrat shkuan në pushim mes pjesëve.

Në pjesën e dytë, mysafirët treguan dhëmbët dhe ia dolën që të barazojnë shifrat në minutën e 49-të të takimit.

Deri në përfundim të ndeshjes nuk pati më raste të mira shënimi dhe ndeshja përfundoi pa fitues.

Javëm e ardhshme Dukagjini do të luajë në udhëtim ndaj Gjilanit, ndërsa Feronikeli’74 do të ketë punë me Fushë Kosovën.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë