Marku pasi u përplasë me Moran: Do të lë pa ndjenja, do ta shihni (VIDEO)

Boksieri shqiptar, Florian Marku do të ballafaqohet me boksierin nga Irlanda, Dylan Moran, dueli ky i cili do të zhvillohet këtë mbrëmje, nga ora 19:00.

Dy boksierët nuk qëndruan rehat gjatë matjeve zyrtare gjatë ditës së djeshme, ku u përplasën me njëri-tjetrin.

“Mbreti shqiptar” do të ballafaqohet me irlandezin në një luftë prej 10 raundesh në peshën e njohur si të ‘welterweight’.

Moran vjen në këtë ndeshje, me 18 fitore, duke përfshirë tetë nokaut dhe një humbje.

Ndërkohë, Marku, është ende pa humbje nga 13 ndeshje, ku shtatë prej tyre i ka fituar më nokaut, teksa një duel u mbyll  në barazim.

Pas përplasjes që patën, Marku e paralajmëroi Moranin për duelin e sotëm.

“Djali juaj do të jetë pa ndjenja dhe nuk do të mundet askush nga ju që ta ndihmojë. Jam i lumtur që jam rikthyer. Unë do të fitojë dhe këtë do ta shihni ju”, ka thënë Marku.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë