Tendenca për ta mbuluar aferën “Zdravo” pati deri diku sukses, kush do t’i mbuloj përgjimet tjera?

Opinion

Loja politike është lojë të cilën jo të gjithë që marrin rrogë nga politika e kuptojnë.

Lojërat politike, ka raste të ndodhin për të mbuluar dhe fshehur ngjarjen skandaloze, për ta bërë kthesën me një skandal tjetër.

Pas skandalit të madh të incizimeve të publikuara, të aferës “Zdravo”, është bërë një lojë politike për ta mbuluar atë sa më parë. Kjo ndodhi në Kuvendin e Kosovës ku dolën pamjet e rënda të provokimit nga pozita dhe kacafytjes.

Në lojën politike, hyjnë aktorë të ftuar e të paftuar për realizimin e skenarit për ta “mbytur” skandalin e mëhershëm.

Më e keqja është kur në lojën e ndyrë të kundërshtarit politik marrin pjesë opozita duke ia hequr lakun nga fyti.

Në Kuvend, Vetëvendosjes një herë ju hoq laku prej fytit pas përgjimeve të aferës “Zdravo”.

Priten edhe përgjime të reja, kush do të bëhet aktor i rastit apo aktor i porositur, pritet të shihet.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë