Lladrovci pret Këshilltaren e Kryeministrit për çështjet e komuniteteve znj. Elisabeth Gowing

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur sot në takim, humanisten e shquar, shkrimtaren, njëherësh këshilltaren për çështjen e komuniteteve të Kryeministrit, znj. Elisabeth Gowing.

“Miken e falënderova për takimin dhe vizitën, duke theksuar se ajo i takon kontribueseve të mëdha për ndërtimin e institucioneve demokratike dhe jam krenar me miqësinë e saj dhe të bashkëshortit të saj, Robertit”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Me kënaqësi prita në takim, humanisten e shquar, shkrimtaren, njëherësh këshilltaren për çështjen e komuniteteve të Kryeministrit, znj. Elisabeth Gowing me bashkëpunëtoren Diellza Trolli.

Njohja me miken e Kosovës, znj. Elisabeth, dhe familjen e saj të nderuar, është jetëgjatë që nga çlirimi e këndej.

Miken e falënderova për takimin dhe vizitën, duke theksuar se ajo i takon kontribueseve të mëdha për ndërtimin e institucioneve demokratike dhe jam krenar me miqësinë e saj dhe të bashkëshortit të saj, Robertit.

Faleminderit znj. Gowing!

https://www.instagram.com/p/CuZ_E2fNXPe/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë