Pensionohet Sekretari i Kuvendit, drenicasi Ismet Krasniqi

Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, nga Negroci i Drenasit është pensionuar sot.
Këtë e bëri të ditur kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në fillim të mbledhjes së sotme të Kryesisë.
Konjufca e ka uruar Krasniqin, duke e falënderuar për kontributin e dhënë ndër vite në këtë institucion.
Krasniqi këtë detyrë e ushtronte që një kohë të gjatë.