Projekti 40 milionë euro për energji solare do të prezantohet në Drenas

Të hënën përfaqësuesit e kompanisë për Kosovë TDI Balkans, prezantojnë idenë e energjisë solare në vlerë mbi 40 milion euro
Të hënën, me 5 maj, në ora 15:00, në komunën e Drenasit do të ketë takim me investitorët për energji solare, ku kompania izraelite, TDI Baklans do të bëjë prezantimin e projektit me vlerë 40 milionë euro.
Ndaj përmes këtij njoftimi, ftohen të gjithë anëtarët e Kuvendit, Drejtor të Drejtorive komunale e ekspert të kësaj fushe, që të marrin pjesë në këtë prezantim të këtij projekti.
Prania Juaj do të ishte e mirëseardhur për tu njohur me këtë energji të së ardhmes.