Pamje nga droni të aksidentit të tmerrshëm në Indi: Nuk ka më të mbijetuar

Më shumë se 280 njerëz humbën jetën dhe më shumë se 1,000 u lënduan kur një tren pasagjerësh doli nga shinat dhe u përplas me dy trena të tjerë në lindje të Indisë, një nga aksidentet hekurudhore më të rënda në historinë e vendit.

Ekipet e shpëtimit nuk gjetën asnjë të mbijetuar në rrënojat dhe mbetjet e dy trenave të pasagjerëve, transmeton Telegrafi.

Pamjet dramatike nga vendi i ngjarjes mund të shihen në rrjetet sociale, dhe pamjet veçanërisht prekëse me dron janë dëshmia më e mirë e katastrofës.

Lajmi për aksidentin në qytetin Balasore, në shtetin lindor të Odisha, bëri jehonë në të gjithë Indinë dhe botën.

Indianët po u bëjnë thirrje në mënyrë të përsëritur autoriteteve, që të adresojnë çështjet e sigurisë në sistemin hekurudhor që transporton më shumë se 13 milionë pasagjerë çdo ditë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë