Rrahje në QKUK: Doktori nga Drenica deklaron se është goditur me grusht nga kolegu i tij

Kardiologu dhe shefi i njësisë koronare në Klinikën e Kardiologjisë dr.Artan Ahmeti dyshohet se e ka sulmuar fizikisht kolegun e tij dr.Fisinik Veliu.
Së paku kështu po pretendon ky i fundit i cili ka deklaruar për Gazetën Shneta se është goditur me grusht nga Ahmeti.
“Unë e kam dërguar pacientin në sallë duke mos e ditur se ai është caktuar zv.drejtor meqë drejtori ishte në gjykatë për rastin stenta. Ai (Artani) donte që ta trajtontë para meje një pacient tjetër dhe unë u pajtova por kërkova që ai të sqaronte familjarët. Ai e shtyri pacientin tim jashtë sallës në sy të familjarëve dhe unë pasi e mbylla derën ai doli dhe me goditi me grusht. Kam marr ndihmë mjekësore në Emergjencë dhe rastin e kam denoncuar në Policinë e Kosovës. E kam njoftuar edhe drejtorinë e SHSKUK-së”, ka deklaruar doktori nga Polaci i Skenderajt Fisnik Veliu.
Krejt këtë ngjarje e ka mohuar kardiologu Ahmeti.
“Jo nuk është e vërtetë”, ka deklaruar Ahmeti.