Plagosja në Fushë Kosovë, vetura e kuqe “blozh” prej plumbave (Pamje)

Pak më parë janë dëgjuar të shtëna armësh në Fushë Kosovë, ku dyshohet edhe për të plagosur.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Hashim Hajdini” dhe rruga e “Pejës”, shkruan Raporto24.
Raporto24 sjellë pamjet e veturës në drejtim të së cilës është shtënë, e cila duket e “mbushur” me plumba.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e hetuesisë dhe po merren me rastin.