Në Drenas shënohet ‘Dita Botërore kundër Duhanit’
Dita e sotme, 31 maji shënon pikërisht ‘Ditën Botërore kundër Duhanit’.
Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në koordinim me QKMF-në, në Drenas ka mbajtur aktivitet me qytetarë në sheshin “Fehmi e Xhevë Lladrovci”, ku për qëllim kishte rritjen dhe ndërgjegjësimin publik, si dhe promovimin e stilit të shëndetshëm të jetesës.
Kujtojmë se, Dita kundër Duhanit, synon të informojë njerëzit për rreziqet e duhanit, të inkurajojë njerëzit që kanë zakonin e duhanpirjes të marrin vendimin për ta ndaluar atë. Është e rëndësishme poashtu të theksohet se duhanpirja është një zakon i rrezikshëm që ka pasoja të këqija për shëndetin dhe është shkaktar i shumë sëmundjeve.