Drenasi po ndriçohet gjithandej (Foto)

Janë ndriçuar rreth 100.000 metra rrugë publike në komunën e Drenasit për më pak se dy muaj, përkatësisht në fshatrat: Terdec, Abri, Damanek, Krajkovë, Llapushnik, Negroc, Vuçak, Korroticë, Nekoc, Terstenik, Polluzhë, Verboc, Shtuticë, Gllanasellë, Dobroshec dhe Poklek.

“Sot, nga afër përcjella punimet në lagjen Dvorani në fshatin Terstenik, dhe jo vetëm, pasi në proces të vendosjes se ndriçimit publik janë edhe shumë rrugë tjera, ku së shpejti do të përfundojnë të gjitha rrugët publike në komunën e Drenasit”, ka deklaruar Endrit Gllareva, drejtor për infrastrukturë në Komunën e Drenasit, transmeton DrenicaOnline.

Ai thitë se jo vetëm ky projekt, por edhe projekte tjera infrastrukturore janë planifikuar në mënyrë që qytetarët të kenë të lehtë kryerjen e çdo shërbimi në fshatin, vendin ku jetojnë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë